Mesatarisht një person në ShBA i shpenzon rreth 3 orë në telefon çdo ditë.
Psikologët madje tregojnë se familjet shpenzojnë më shumë kohë në telefona gjatë kohës kur janë të mbledhur bashkë.
Kjo nënkupton se prindërit janë fizikisht prezent por e sakrifikojnë kohën e çmueshme me fëmijët e tyre për komunikim në internet.
Dhe në fund, janë fëmijët ata të cilët i vuajnë pasojat e dëmshme të një stili të tillë të jetesës.
Më poshtë, siç tregon Bright Side, i keni disa prej dëmeve serioze që përdorimi i tepërt i telefonit nga prindërit mund t’ua shkaktojë fëmijëve dhe zhvillimit të tyre.
Mungesa e vëmendjes prindërore jo vetëm se i bën fëmijët të kenë mungesë iniciative dhe të sillen keq, por ua dëmton edhe zhvillimin e trurit.
Fëmijëve u nevojitet ambient stabil për një zhvillim sa më të mirë të trurit.
Gjithashtu, mungesa e kujdesit së nënës mund t’i pengojë zhvillimet e tilla dhe të shkaktojë probleme psikologjike, siç është depresioni, abuzimi me substanca, etj.
Megjithëse prindërit i duan dhe vlerësojnë fëmijët pavarësisht çfarë ndodh, përdorimi i tepërt i telefonit i bën fëmijët të ndihen sikurse nuk janë mjaft të rëndësishëm dhe i acaron sepse duhet të garojnë për vëmendje nga prindërit.
Fëmijët thonë se kontrollimi i telefonit gjatë komunikimit është një prej shprehive më të këqija nga prindërit.
56% e fëmijëve madje thonë se do t’ua konfiskonin telefonin prindërve po të kishin mundësi.
Psikologët thonë se prindërit duhet të caktojnë limite sa i përket përdorimit të telefonit. Ky limit nuk duhet të jetë vetëm për fëmijët, por edhe për vet prindërit.
Psikologët kanë raportuar se fëmijët ndihen të zemëruar, të mërzitur, të nevrikosur dhe të vetmuar kur prindërit përdorin telefon para tyre.
Mungesa e vëmendjes i bën fëmijët të ndihen të shmangur dhe si persona jo aq interesant sa për t’u dashur nga prindërit.
Veç kësaj, ua dëmton edhe vetëbesimin dhe shkakton probleme me sjelljen.