Gazeta amerikane ““WashingtonPost” ka shkruar një artikull për urrejtjen e presidentit rusë, Vladimir Putin ndaj familjes së Klintonëve. Urrejtja e tij fillon me urdhrin e presidentit amerikanë Bill Klinton për bombardimet në Kosovë në vitin 1999.
Ne nuk e dimë se sa efektive ishin përpjekjet e presidentit rus Vladimir Putin për tu zgjedhur President Donald Trump. Agjentët rusë i bashkuan forcat e tyre me Trumpin kundër kandidates së saj Hillary Clinton dhe kjo shihet se Putin ka shprehur një preferencë ndaj tij.
Përgjigja për këtë preferencë të Putinit është e lehtë. Clinton sa ka qenë senatore dhe sekretare e shtetit amerikanë ka mbështetur protestat e vitit 2011 kundër qeverisë së tij, kështu atij ju shtua hakmarrja ndaj Clintonëve.
Një shpjegim ende më i qartë është midis politikave të jashtme që ka përfaqësuar Clinton dhe të asaj që përfaqëson Trump.
Clinton kishte argumentuar se “objektivat tona qendrore të politikës së jashtme janë përpjekja për t’ju siguruar të drejta njerëzve dhe demokraci”, sidomos Kosovës, Irakut dhe Libisë.
Ndërsa vizioni i politikës së jashtme të presidentit, Donald Trump është shumë më e afërt me të Vladimir Putinit, shkruan gazeta “WashingtonPost”, raporton Insajderi.
Mund të kthehemi në epokën e Jugosllavisë për të parë rrënjët e urrejtjes e tij ndaj familjes Klinton dhe ideologjisë së saj.
Ishte viti 1999 kur forcat ajrore të NATO-së bombarduan Kosovën, atëherë president i SHBA-së ishte Bill Klinton, ishte ai i cili dha urdhër që të ndërhynte NATO, shkruan “WashingtonPost”.
Në bombardimet në Kosovë, Klinton synonte të ndalonte dhunën e nacionalistëve serbë të udhëhequr nga Presidenti Jugosllav Sllobodan Millosheviç. Por, duke ndërmarrë veprime ushtarake në sferën e influencës tradicionale të Rusisë, Klinton e zemëroi udhëheqjen ruse, vazhdon shkrimin gazeta amerikane.
Putini rivendosi prioritete të reja pas ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë. Në dimrin e vitit 2000, pasi Putini u bë president, Rusia miratoi një koncept të ri të sigurisë kombëtare që heshti thirrjet e mëparshme për partneritet me Perëndimin.
Në vend të kësaj, Rusia “do të merrej me unilateralizmin e Amerikës” duke “konsoliduar pozicionin e saj si një nga fuqitë e mëdha dhe një nga qendrat më me ndikim në botë”.
Celeste Wallander, një studiuese e Harvardit që do të bëhej një nga këshilltarët e Presidentit Barak Obama për marrëdhëniet me Rusinë, adoptimi i politikave të reja të qëndrimit të ashpër të Rusisë ishte i lidhur qartë me Kosovën, shkruan “WashingtonPost”.
Që atëherë, Putini ka kundërshtuar vazhdimisht luftërat humanitare të SHBA-së, duke i parë ato si jo ideale dhe të pajustifikuara.