Në Greqinë e Lashtë, Aristoteli thoshte: “Njeriu i mençur kërkon mungesën e dhimbjes, jo kënaqësinë”. Mund të mendohet se të jetosh në një botë pa dhimbje është një bekim, por në fakt nuk është aspak kështu:aftësia për të ndjerë dhimbje është jetike. Ajo është një mekanizëm themelor mbrojtës për mirëqenien dhe mbijetesën tonë:dhimbja shfaqet si një sistem i vërtetë alarmi, dhe një mënyrë për të njohur situatat e rrezikshme për integritetin e organizmit.
Ne të gjithë kemi ndjesinë e dhimbjes falë sistemit tonë anatomik, që i mbart stimujt nga periferia në tru, pasi i ka përpunuar, në një nivel të ndërgjegjshëm, duke na bërë të themi frazën klasike:”Oh”! Ndjenjat e dhimbjes udhëtojnë përmes sistemit më të ndërlikuar të ndërlidhjeve, duke dërguar dhe marrë mesazhe nga çdo pjesë e trupit tonë.
Çdo centimetër katror i lëkurës sonë, përmban më shumë se 1300 receptorë të dhimbjes:të gjithë këta sensorë tregojnë faktorët e rrezikut si temperaturat e larta, kontakti me kimikatet e dëmshme, dëmtimet dhe mungesën e oksigjenit. Por jo vetëm kaq:ato gjithashtu tregojnë lëndimet e brendshme si thyerjet apo gjendjet e vuajtjes së organeve të ndryshme.
Rrugët nervore, të cilat aktivizohen nga ndjesia e dhimbjes, krijojë një seri reagimesh shumë komplekse, që shpesh përfshijnë edhe sistemin endokrin dhe atë imunitar. Mungesa e dhimbjes mund ta shndërrojë jetën në ferr:dhimbja është gjuha që trupi përdor të na thënë se ka diçka që nuk shkon, është sistemi ynë i alarmit ai që na mbron nga kërcënimet e jashtme dhe ndihmon në mbijetesën tonë.