Reperi Kodak Black, u arrestua për drogë dhe armë, ndërsa ai po përpiqej të kalonte nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara, transmeton Klan Kosova.
Policia thotë se ai ishte midis tre njerëzve të mërkurën në një makinë të tipit Escalade Cadillac, i zi, në të cilën u gjet marihuanë dhe pistoletë Glock 9mm.
Përveç akuzës për posedim të drogës dhe armëve, ai përballet me një akuzë në Karolinën e Jugut për sjellje të keqe seksuale nën dyshimin se dhunoi një grua pas një koncerti në vitin 2016.