Pse Vuçiq gëzon mbështetjen e BE-së? (Video)

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 20:57 | Nga

Presidenti i zgjedhur serb, Aleksandër Vuciq gëzon një përkrahje të madhe. E kjo vërehet qartazi edhe në fitoren e tij, përderisa ishte ende kryeministër dhe lider i partisë politike.

Aktivistja për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, në Rubikon të KTV-së, mbështetjes së tij i jep edhe kah tjetër.

Sipas saj, është edhe Bashkimi Evropian i cili tashmë i jep një mbështetje të tillë Vuciqit.

E kjo sepse ai në sytë e tyre shihet si një ndër personalitetet politike që garanton stabilitet rajonal. Pikërisht, çfarë BE kërkon te një politikan e sidomos në periudhën në të cilën gjendet ata, thotë Kandiq.

“Evropa kapet për secilin që shihet si politikan që mund të ruajë stabilitetin e jo vetëm në komunitetin e tij por edhe në rajonin e gjerë. E Vuçiqi njihet si politikan i tillë dhe ai e pranoi këtë shumë mirë dhe punon në promovimin e personalitetit të tij politik si garantues i stabilitetit rajonal. E kjo është vështirë të ndërlidhet me gjithë atë strukturën e tërë rajonit të ish-Jugosllavisë, që të gjitha këto shoqëri janë shoqëri pas konfliktit, dhe që secila duhet të ndërtojnë infrastrukturën e rrugët e tregun e përbashkët por të gjitha këto shtete duhet të jenë në situatë të njëjtë dhe Evropa duhet të tregojë kujdes të njëjtë ndaj të gjithëve”, ka thënë Kandiq.

E në raport me Kosovën, përsëri Vuçiq përdori armën për afrim ndaj BE-së.

Kandiq thotë se ai filloi normalizimin me Kosovën dhe përdori fjalimet e BE-së.

“Ekziston në media njëfarë gjuhe për kriminelët e luftës, terroristët, për të gjithë përfaqësuesit e pushtetit si kriminel, e kjo gjuhë në media më nuk ekziston”, ka thënë ajo.

“Bëri disa hapa me të cilët mendoj, jo vetëm unë, që janë hapa përparimtarë krahasuar me Tadiqin, por përnjëherë u krijua përshtypja se kur përmendet barazia apo anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, atëherë del në sipërfaqe njëfarë urrejtje njëfarë nevoje që të mos lejohet asnjë hap para. Ministri ynë i Jashtëm e shumë politikanë, haptas lobojnë që Kosova mos të pranohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare sportive apo çfarë do. Dhe kjo konsiderohet veprimtari politike që kinse është në interes të Serbisë dhe qytetarëve dhe ndaj kësaj nuk reagojnë as Evropa, as komisari për fqinjësi të mirë që është e çuditshme”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme