Princ Harry do të vizitojë javën tjetër Mbretërinë e Bashkuar për 10-vjetorin e lojërave “Invictus” dhe sipas zërave, Kate dhe William s’kanë fare, po fare interes që të takohen me të.
“Të dyja palet e kuptojnë qartë pozicionin e njëra-tjetrës”, u shpreh për Daily Beast një mik i afërt i çiftit.
“William dhe Catherine u tradhtuan nga libri me kujtime i Harry-t (referuar librit “Spare”). Ata nuk i flasin Harry-t dhe Meghan dhe ata nuk duan të nisin komunikimin kur Catherine është në një gjendje të tillë (për diagnostikimin me kancer)” shtoi burimi.
Nga ana tjetër, një tjetër burim afër William tha se princi s’e ka problem që i ati, mbreti Charles, të takohet me Harry-n, thjesht vetë nuk është i interesuar të përfshihet në të tjera drama.
“Harry është thjesht një tjetër person që shiti historinë e tij në media. Një mesazh “urojmë të bëhesh mirë” nuk e çon marrëdhënien askund. William dhe Kate e pranuan (atë që ndodhi) dhe kanë vazhduar jetën. Kanceri i vendos gjërat në të tjera perspektiva. William e respekton dëshirën e të atit për t’u pajtuar me të birin, por qëllimi i William është të mbrojë familjen nga situatat stresuese”, u shpreh burimi.
Për momentin, me faktin që Kate dhe Charles janë diagnostikuar me kancer, mendohet se princi William ka probleme edhe më të mëdha dhe me vetëdije të plotë, shmang një dramë të re.