PSG dyshohet se ka ushtruar presion mbi France Football që Messi ta fitojë Topin e Artë në vitin 2021

Prishtinë | 06 Jan 2024 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Klubi francez Paris-Saint-Germain, është duke u përballur me akuzat se ata kanë ushtruar presion mbi organizatorët e Topit të Artë në mënyrë që Lionel Messi ta fitojë këtë çmim.

Siç raporton mediumi francez Le Monde, zyrtar të klubit të PSG-së kanë bërë përpjekje që të ushtrojnë presion mbi Pascal Ferre, ish-shefin e revistës prestigjioze France Football dhe organizatori i Topit të Artë.

Dyshohet se zyrtarët e klubit parisien janë munduar që të marrin mbështetjen e Ferre, përmes favoreve të ndryshme.

Raporti shton se klubi shpresonte që Messi ta fitonte këtë çmim gjatë kohës sa ai po luante në kryeqytetin francez.
Hetimet fillimisht thuhet se janë të fokusuara tek ish-drejtori për komunikim, Jean-Martial Ribes./TLG

Të ngjashme