Tashmë është bërë publike dëshira e Neymarit që të rikthehet te Barcelona në këtë afat kalimtar nga Paris Saint-Germain.
Ylli brazilian u largua nga skuadra katalunase dy vite më parë për shumën rekorde 222 milionë euro, mirëpo tani po e kërkon rikthimin në Camp Nou.
Por, Le Parisien raporton se PSG-ja e ka refuzuar tentimin e parë të blaugranasve për ta transferuar 26-vjeçarin.
Neymar (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)
Parisienët thuhet se po refuzojnë të heqin dorë aq lehtë nga braziliani, derisa po kërkojnë 250 milionë euro nga shitja e tij.
Kampioni i La Liga-së thuhet se po e ofron Ivan Rakiticin dhe 100 milionë euro për shërbimet e Neymarit, mirëpo skuadra nga Ligue 1 po e refuzon këtë opsion.
Mendohet se në ofertën e 100 milionë euro, PSG po e kërkon Philippe Coutinhon dhe mesfushorin kroat, për ta lënë të lirë brazilianin që aktualisht është i lënduar. /Telegrafi/