Kampioni francez do ta rivalizojë Barcelonën, e cila e do po ashtu sulmuesin e rrezikshëm të Interit
Paris Saint-Germaini ka hyrë në garë për Lautaro Martinezin.
Mediumi “ESPN” raporton se gjiganti francez është mjaft i interesuar për futbollistin e Interit.
Kampioni aktual i Ligue 1 e kishte huazuar verën e kaluar Mauro Icardin pikërisht nga Zikaltrit.
Por, PSG-ja nuk e ka ndërmend ta mbajë ish-futbollistin e Sampdorias.
E në ndërkohë do t’ia kërkojë Interit sulmuesin 22 vjeçar.
Sulmuesi argjentinas ndërkohë qe një kohë pëlqehet edhe nga Barcelona.
Gjiganti katalunas është i gatshëm ta paguajë një shumë parash plus t’i ofrojë dy futbollistë për Lautaron.
Në ndërkohë, klubi parisien do të ishte i gatshëm t’i paguajë 110 milionë euro për Martinezin.