Sulmuesi francez Kylian Mbappe pritet të firmos kontratë të re me skuadrën e Paris Saint-Germainit, kanë njoftuar të mërkurën mediumet franceze.
Mësohet se PSG-ja, dëshiron ta mbajë Mbappen më gjatë dhe për këtë arsye i ka ofruar kontratën e re deri në vitin 2024, transmeton Koha Ditore.
Me këtë kontratë, krahas rritjes së pagës, do të rritet edhe klauzola e tij e lirimit në vlerë prej 300 milionë eurosh. Mbappe aktualisht ka kontratë me PSG-n deri në vitin 2022.
Këtë edicion, sulmuesi 20-vjeçar ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar katër herë në dhjetë paraqitje. Ai karrierë ka bërë edhe te Monaco kurse ka edhe 13 gola në 33 paraqitje me Francën.