Pas zyrtarizimit të trajnerit Maurico Pochettino, krerët e klubit të Paris Saint-Germainit, janë duke punuar për t’i mbajtur lojtarët kryesorë.
Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, drejtuesit e klubit parisien do të nisin bisedimet me Kylian Mbappen për vazhdimin e kontratës.
Ylli francez ka kontratë deri në vitin 2022. PSG-ja thuhet se do t’i ofrojë kontratë trevjeçare me rritje të dukshme të pagës, për ta bindur lojtarin të mbetet në Francë.
Interesim të vazhdueshëm për sulmuesin e krahut ka shprehur Real Madridi.