Paris Saint-Germain ka nisur tashmë ofertën e parë në drejtim të Interit për sulmuesin argjentinas, Mauro Icardi.
Reprezentuesi argjentinas e ka kaluar këtë sezon në huazim te PSG dhe ka bërë sa duhet për të bindur parisienët që të kërkojnë një marrëveshje të përhershme.
Sipas mediumit italian Sky Italia, kampionati aktual francez ka paraqitur tashmë një ofertë të parë drejt Interit për argjentinasit.
PSG thuhet se ka ofruar 50 milionë euro dhe një bonus prej 10 milionë eurosh që lidhet me performancat, golat dhe trofetë.
Marrëveshja e Icardit ka një mundësi të përhershme në vlerë prej 70 milionë euro, e cila skadon më 31 maj. Sidoqoftë, PSG dëshiron të ri-negociojë kushtet.
Oferta e tyre e re u paraqit në 24 orët e fundit dhe tani po konsiderohet nga pronarët e Interit, Suning Group.