Corentin Tolisso mund të rikthehet në vendlindje Francë pas tri viteve e gjysmë të kaluara në Gjermani.
Mesfushori francez ishte bashkuar me Bayern Munichun në verën e vitit 2017 për një transferim rekord në atë kohë prej 41 milionë eurove.
Por largimi i tij nga Allianz Arena duket i pashmangshëm duke parë minutat e pakta që ka pasur këtë edicion.
26-vjeçari ka luajtur në total në 18 ndeshje, ku kryesisht aktivizimi i tij ka ardhur nga banka rezervë.
Megjithatë është Paris Saint Germain që po kërkon rikthimin e tij në Ligue 1.
Mediat gjermane dhe ato franceze kanë raportuar se parisienët janë gati të shpenzojnë deri në 35 milionë euro për afrimin e lojtarit.
Tolisso pëlqehet shumë nga drejtori sportiv Leonardo dhe trajneri Mauricio Pochettino dhe kjo është arsyeja që duan transferimin e tij në ‘Parc de Princes’.
Bayerni është i gatshëm ta shes lojtarin, por vetëm po pret ofertën e duhur, pasi në garë për të është edhe Inter.