PSG-së i dalin probleme të reja ligjore, mund të shtyhet kontrata me Messi

Prishtinë | 09 Gus 2021 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Klubi francez mund të dënohet për shkak të Fer-Playt Financiar

Pasi shiriti i kuq e ndaloi Barcelonën për të nënshkruar zgjatjen e kontratës së Messi, argjentinasi pritet të pret përsëri pasi që Paris Saint-Germain ka një betejë të re ligjore që mund ta shtyjë nënshkrimin e kësaj kontrate.

Një ankesë e re është prezantuar para këshillit të Shtetit që ka kërkuar që PSG ta ndalojë përkohësisht nënshkrimin e kontratave të reja. Marca ka arritur që të kontaktojë me një burim të ri i cili ka kërkuar që të respektohet rregulli i Fer Playt financiar si në rastin e La Ligës, dhe si thotë llogaria që ka prezantuar PSG më 25 qershor të këtij viti, ata e kanë thyer këtë rregull.

Për më shumë, gjatë ditës së hënë një padi paralele është përgatitur dhe është dorëzuar ku kërkohen masa paraprake për ta publikuar kontratën e Messi dhe të shihet vlefshmëria e saj nga LDP para se të mbahet seanca dëgjimore dhe të zgjidhet rasti.

“Raportet e PSG-së sa i përket Fer Playt Financiar janë shumë më të këqija se të Barcelonës”, ka thënë Dr. Juan Branco, avokati që përfaqëson këtë padi.

“Në sezonin 2019/20 raporti pagave dhe të hyrave në PSG ishin 99 për qind, derisa në Barcelonë ishin 54 për qind”

Në një dokument që e ka parë gazeta spanjolle, PSG nuk i ka respektuar dy pikat e sanksioneve që obligohet t’i bëjë nga Federata Franceze e Futbllit. Rasti është në garë me kohën me Messi që thuhet se do të ateroi në Paris në ditët në vijim, derisa çdo vendim do të shtyhet do të kalojë kohë që argjentinasi të nënshkruajë kontratën e tij me skuadrën nga Parc des Princes. 

Të ngjashme