PSG ka marrë një tjetër lajm të keq, pasi është lënduar edhe sulmuesi francez, Kylian Mbappe.
Pas Neymar, Marquinhos dhe portierit Areola është lënduar edhe sulmuesi tjetër i PSG-së, Kylian Mbappe.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri Unai Emery, i cili shpreson se ky lëndim nuk do të jetë serioz.
Mbappe lëndoi nyjën e këmbës në pjesën e parë ndaj Marseille, në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë në kuadër të Kupës, duke u zëvendësuar me Pastore në fillim të pjesës së dytë.
“Mbappe ka lënduar nyjën dhe kërkoi që të mos luante në pjesën e dytë. Shpresoj se nuk është diçka serioze”, tha pas ndeshjes Emery.
Ai po ashtu foli edhe për Neymar, për të cilin tha se do të mungojë rreth gjashtë javë.