Pas performancës së shkëlqyer në Champions League, De Ligt është kthyer në një nga futbollistët më të kërkuar në Europë. 19-vjeçari cilësohet si një nga mbrojtësat më të mirë të momentit dhe me një të ardhme të ndritur. Zërat në merkato janë të shumtë dhe mesa duket De Ligt do duhet të zgjedhi brenda pak ditësh për të ardhmen e tij. Duke qenë se De Jong u transferua te Barcelona, u mendua se edhe De Ligt do të dëshironte të transferohej atje.
Ai shprehu publikisht dëshirën e tij për të bashkuar me De Jong, por pengesë u kthye agjenti i tij. Mino Raiola bëri që negociatat mes palëve të zbehën për shkak të kërkesave të tij aspak korrekte, ku mbi të gjitha kërkonte 8-10 milion euro komision për vetën e tij. PSG kërkon të përfitoj nga kjo bllokadë e Barcelonës për të joshur si lojtarin ashtu dhe agjentin e tij. Sheikët e Parisit janë të gatshëm të paguajnë koston e këtij operacionit që shkon nga 70-75 milion euro.