Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi është nën presion të madh.
Klube të ndryshme europiane por edhe autoritetet e futbollit e kanë paralajmëruar në lidhje me realizimin e një tjetër investimi të madh.
Pas blerjes së Neymarit nga Barcelona për 222 milionë euro, PSG kërkon edhe yllin e Monacos për të cilin thuhet se ka bërë gati 180 milionë euro.
Por, Al-Khelaifi ka filluar të zbeh interesimin për blerjen e sulmuesit francez, shkruan gazeta madrilene “Marca”.
Andaj, kanë mbetur edhe pak javë kohë për të mësuar nëse Mbappe do të jetë përforcim i ri i rivalit nga Ligue 1 apo do të mbetet edhe për një sezon te skuadra e Monacos.