3 mënyra për të ndihmuar talentet

Prishtinë | 01 Mar 2017 | 21:00 | Nga

1. Trajtojini talentet si njerëz/individë, Jo si anëtarë të një klase të caktuar.

Një i talentuar nuk ka përse të trajtohet si anëtar i një klase – edhe nëse është pjesë e saj, ai do të dojë të trajtohet si një individ! Kështu i sigurojmë se “Ne kujdesemi për ty dhe për nevojat e tua. Ne të mbështesim 100 %.

Është me rëndësi që ato të ndihen unikë dhe të vlerësuar.

2. Jepini mundësi për rritje në karrierë ose shpërblim.

Armiku numër një i talenteve janë “mundësitë e bllokuara”, veçanërisht kur je në ngjitje! Nëse ato janë talente, do të duan të përballen me sfida – dhe sa më shpejt t’ia ofroni këto, aq më mirë.

Nëse mundësitë iu bllokohen, ato thjesht do të ndihen të pakënaqur dhe do të shkojnë diku tjetër.

Që të ndihemi dinjitozë, duhet të na ofrohen mundësi rritjeje dhe kualifikimi.

3. Përgëzojini edhe përpara arritjes së rezultateve.

Mos i bëni të ndihen ankthiozë. Talantet kanë një energji të jashtëzakonshme dhe dëshirë për punë.

Duke i motivuar që në fillim, ato do të punojnë me më shumë dëshirë dhe do të arrijnë më shpejt rezultate.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme