Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) përmes një postimi në facebook ka reaguar pas publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me reformimin e sistemit prokurorial.
Miftaraj ka shkruar se sot është fillimi i reformimit të sistemit prokurorial drejt një sistemi më llogaridhënës. Sipas tij Komisioni i Venecias ka miratuar njërën nga kërkesat kryesore të Ministrisë së Drejtësisë.
“Opinioni i Komisionit të Venecias i publikuar sot është fillimi i reformimit të sistemit prokurorial drejtë një sistemi më llogaridhënës. Komisioni i Venecias ka miratuar kërkesën kryesore te MD lidhur me reformën ne KPK dhe ndërprerjen e mandatit te shumicës se anëtareve aktual. Komisioni ka mirëpritur vullnetin politik te shprehur edhe ne seancën plenare nga përfaqësuesit e MD qe te marrin për baze zbatimin e rekomandimeve ne opinion. Fitore e madhe e sundimit te ligjit ne Kosove. Te shpresojmë se MD do te respektoj dhe zbatoj ne përpikëri zotimet e ofruara Komisionit”, shkruan ai.