Publikohen fakte të reja të krimeve serbe në Kosovë

Prishtinë | 11 Jan 2020 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i MPJ-së, Jetlir Zyberaj ka publikuar një dosje që dëshmon krimet e kryera nga shteti serb gjatë luftë së fundit në Kosovë.

Zyberaj në dosjen qe ka publikuar ka shkruar se në procedurën e zhvarrosjes së trupave shqiptare që u vranë janë varrosur në një kompleks të policisë serbe të quajtur “13 maj” në Batajnica afër Zemunit.

“Brenda kësaj dosje, mund të shihet procedura e zhvarrosjes së trupave shqiptare që u vranë dhe u varrosën në një kompleks të policisë serbe të quajtur “13 maj” në Batajnica afër Zemunit.
Kompleksi është përdorur si një terren trajnimi për njësitë speciale serbe, i cili më pas u drejtua nga Goran Radosavljevic-Guri, një kriminel i njohur për krime makabre në Kosovë i cili drejtoj operacionin për masakrën e Reçakut dhe vrasjen e vëllezërve Bytyçi dhe sot është anëtar i partisë së Vuçiqit dhe nën mbrojtjen e tij”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme