Menaxhmentit i Universitetit të Prishtinës përmes një njoftimi për media ka publikuar komentet lidhur me çështjet e ngritura nga Kryesuesi i KD-së.
Sipas tyre këto komente ju janë përcjellë edhe anëtarëve të KD-së për të hequr dilemat e mundshme rreth performancës së menaxhmentit te anëtarët të cilët sapo kanë filluar mandatin.
“Anëtarëve të KD-së dhe Rektorit u është dërguar vetëm rendi i ditës pa ndonjë dokument lidhur me vlerësimin e performancës apo me gjetjet eventuale. Vetëm pasi në opinionin publik janë ngritur dilema lidhur me qëllimin e organizimit të mbledhjes (inicimin e shkarkimit të Rektorit) dhe mungesës së fakteve mbi të cilat do bazohej diskutimi lidhur me vlerësimin e performancës, me datën 20.10.2022 Kryesuesi i KD-së z. Altin Sahiti ka dërguar një email në të cilën ka përmbledhur, siç i cilëson “ Çështjet që tregojnë performancën e menaxhmentit të lartë në UP” thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Me datën 18.10.2022 është ftuar mbledhja e tretë e Këshillit drejtues të UP-së, në të cilën në rend dite është përfshirë edhe pika:
Anëtarëve të KD-së dhe Rektorit u është dërguar vetëm rendi i ditës pa ndonjë dokument lidhur me vlerësimin e performancës apo me gjetjet eventuale. Vetëm pasi në opinionin publik janë ngritur dilema lidhur me qëllimin e organizimit të mbledhjes (inicimin e shkarkimit të Rektorit) dhe mungesës së fakteve mbi të cilat do bazohej diskutimi lidhur me vlerësimin e performancës, me datën 20.10.2022 Kryesuesi i KD-së z. Altin Sahiti ka dërguar një email në të cilën ka përmbledhur, siç i cilëson “ Çështjet që tregojnë performancën e menaxhmentit të lartë në UP”.
Meqenëse Rektori i UP-së ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në këtë mbledhje, për shkak se është thirrur në kundërshtim me procedurën që parashihet në Statut, për hir të informimit të opinionit, menaxhmenti ka vendosur t’i publikojë komentet lidhur me çështjet e ngritura nga Kryesuesi i KD-së. Këto komente ju janë përcjellë edhe anëtarëve të KD-së për të hequr dilemat e mundshme rreth performancës së menaxhmentit te anëtarët të cilët sapo kanë filluar mandatin.
Me bold janë hijezuar komentet lidhur me të gjitha çështjet e ngritura.
ÇËSHTJET QË TREGOJNË PERFORMANCËN E MENAXHMENTIT TË LARTË NË UP:
Menaxhmenti aktual i UP-së ka marrë mandatin në tetor të vitit 2020. Vet fakti që raporti i auditimit nga ZKA për vitin 2020 kishte 16 gjetje, ndërsa në raportin e ZKA-së për vitin 2021 kishte 8 gjetje, ku 6 prej tyre ishin gjetje të përsëritura dhe vetëm 2 të reja, tregon përmirësim të performancës në pjesën e auditimit, siç është evidente edhe nga vet konstatimi i KD-së të cilin po e elaborojmë në vazhdim:
Në raportin vjetor të miratuar nga vet KD-ja, në mars të vitit 2022, konstatohet ndër të tjera se, gjatë vitit 2021 ka pasur zhvillime pozitive edhe në drejtim të rritjes së disiplinës financiare, rritjes së kontrollit dhe monitorimit të shpenzimit të mjeteve buxhetore dhe përgjegjësisë financiare.
Nga njësitë akademike kërkohet respektim i plotë i rregullores për të ardhura personale dhe nuk lejohen vonesa në ekzekutim të mjeteve. Po ashtu është vënë rregull edhe në pagesat tjera (komunalitë, fakturat, fletë pagesat etj.) ku kërkohet respektim i plotë i procedurave rreth parashtrimit të kërkesave për shfrytëzim të mjeteve nga buxheti i planifikuar i njësive akademike dhe realizim të pagesave.
Në këtë fushë evidentohet po ashtu “rritje në kategorinë ekonomike të investimeve kapitale, por edhe në kategorinë e granteve nga donatorët” (nxjerrë nga raporti vjetor i miratuar nga Këshilli Drejtues, mars 2022)
Lidhur me çështjen e Sekretarit, opinioni publik dhe KD kanë qenë në vazhdimësi të njoftuar dhe janë konsultuar, si lidhur me procesin, ashtu edhe me faktet se ka pasur interpretime të ndryshme dhe kundërthënëse nga autoritetet përkatëse. Kjo çështje tashmë është adresuar në konsultim me Këshillin drejtues dhe Zyrën e personelit.
Sipas Statutit, detyrat dhe përgjegjësitë e 3 shtyllave kryesore qeverisëse: KD-së, Rektorit dhe Senatit janë të ndara, andaj edhe sigurohen mekanizma për të mos u vendosur në lajthitje ligjore asnjë strukturë. Në asnjë rrethanë nuk mund të faktohet, siç konstatohet, pozicionimi dhe insistimi subjektiv për vazhdim jashtëligjshëm të mandatit të Ish-Sekretarit.
Rregulloret e miratuara nga KD parashohin edhe mekanizmat zbatues dhe monitorues. Zakonisht interpretimi autentik i rregulloreve u takon organeve që i kanë miratuar.
Këshilli drejtues ka miratuar disa rregullore, ndër to:
Rregullorja për masat dhe procedurën disiplinore për studentë, në të cilën organe për adresimin e përgjegjësisë disiplinore janë komisionet disiplinore dhe këshillat e fakulteteve;
Rregulloren për të ardhura personale, ku kufizohen edhe ndarjet e studentëve në grupe dhe sipas të cilës njësitë akademike janë përgjegjëse për organizimin dhe raportimin e orëve dhe aktiviteteve tjera, sipas procedurës së paraparë. Për më tepër Vendimi i KD-së u delegon menaxhmenteve të njësive akademike një sërë kompetencash lidhur me organizimin, raportimin dhe monitorimin e ngarkesës së personelit dhe veprimtarisë akademike;
Rregullorja për parandalimin dhe mbrojtjen nga ngacmimi seksual dhe nga ngacmimi në Universitetin e Prishtinës;
Kodin Etik për personel akademik si dhe Rregulloren për shkelje disiplinore të personelit akademik, në të cilën sqarohen procedura e paraqitjes, shqiptimit dhe autoritetet relevante që trajtojnë shkeljet e pretenduara;
Rregulloren për nxitjen e veprimtarisë kërkimore e shkencore, ku parashihet se aplikimet vlerësohen nga një komision ndërsa miratohen në KD.
Në të gjitha Rregulloret ku parashihet përfshirja e menaxhmentit të lartë, nuk ka munguar as përkushtim dhe as bashkëpunim në përmbushjen e detyrave të caktuara apo të deleguara. Në asnjë rrethanë menaxhmenti i lartë nuk mund të ushtrojë më shumë kompetenca se sa i lejon rregullativa në fuqi.
Ndërkombëtarizimi është pjesë e Planit strategjik të UP-së dhe është punuar shumë në arritjen e caqeve të parapara në këtë strategji. Universiteti i Prishtinës, përmes sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, ka për synim rritjen, implementimin dhe nxitjen e të gjitha formave të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe vendor që ndikojnë në shtimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimeve me partnerët e saj në të mirë të ngritjes së kapaciteteve.
Në thirrjen e vitit 2021 të Komisionit Evropian nuk kishte mundësi aplikimi në platformat ku kishte të drejtë aplikimi Kosova, as në International Credit Mobility (ICM) e as në projektet për ngritje të kapaciteteve (CBHE) që kanë qenë të destinuara për të filluar në vitin 2021.
Përkundër këtij fakti, duke e ditur se universiteteve të BE-së u kanë mbetur fonde të pashfrytëzuara nga viti paraprak, UP ka arritur rezultate shumë të mira, duke nënshkruar marrëveshje ICM me 25 universitete ndërkombëtare.
Në vitet 2021 dhe 2022:
– Janë nënshkruar 133 marrëveshje me institucione të ndryshme ndërkombëtare, vendore e rajonale, prej të cilave 55 janë marrëveshje ERASMUS+ me universitete të BE-së e Turqisë, pjesë të kësaj skeme, me qëllim të rritjes së mobilitetit të studentëve dhe stafit, ndërsa 78 janë memorandume të bashkëpunimit;
– Kemi aplikuar edhe për shumë marrëveshje të reja (IIA për ICM) me universitete ndërkombëtare përmes ERASMUS+. 30 nga këto marrëveshje tashmë janë nënshkruar, për të tjerat pritet përgjigja dhe nënshkrimi i të njëjtave deri në fund të vitit;
– 22 projekte për ngritje të kapaciteteve brenda ERASMUS+, në të cilat UP është grantmbajtës ose partner;
– Rreth 100 projekte shkencore dhe profesionale;
– Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës (UVP) kishte rreth 350 studentë e profesorë, prej të cilëve për herë të parë mbi 50% ishin ndërkombëtarë. Profesorët ndërkombëtar u përzgjodhën nga 78 aplikantë nga universitete të ndryshme, nga Brazili deri në Indi.
– Për herë të parë në rregullativën e UP-së gjatë këtij menaxhmenti është përfshirë stimulimi i ofrimit të lëndëve dhe programeve të studimit në gjuhën angleze me qëllim të krijimit të mundësisë së lëvizjes së studentëve. Ofrimi i përmbajtjes në gjuhën angleze varet edhe nga kapacitetet kadrovike të njësive akademike.
Nga ky formulim i përgjithësuar është e pamundur të identifikohen pikat ku pretendohen ngecje. Megjithatë, menaxhmenti ri-konfirmon se ka propozuar dhe zbatuar praktika ndërkombëtare në funksion të përmirësimit të cilësisë dhe kjo është evidente nga raportet dhe monitorimet nga palët e treta. Për këto 2 vite menaxhim:
– Është avancuar korniza rregullative për organizimin e studimeve në të tri nivelet: bachelor, master dhe studimet e doktoratës;
– Është avancuar rregullativa për emërimin dhe avancimin e personelit akademik dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm;
– Nga buxheti i UP-së janë financuar mbi 270 aktivitete kërkimore shkencore si: punime në revista shkencore ndërkombëtare kredibile, libra/kapituj librash, punime në konferenca dhe projekte shkencore;
– Edhe përkundër ashpërsimit të kritereve për akreditim, është shënuar sukses në procesin e akreditimit të programeve, të vlerësuara nga ekspertët ndërkombëtar të fushës.
Miratimi dhe pastaj zbatimi i akteve rregullative të bazuara në praktikat ndërkombëtare, si indikator cilësor dhe me impakt në ngritjen e performancës akademike, kanë kontribuar në përmbushjen e disa objektivave kryesore strategjike si: avancimi i kornizës rregullative për përzgjedhje dhe avancim të stafit akademik, avancimi i procedurave dhe procesit për organizimin e studimeve në të gjitha nivelet, inkurajimi i përfshirjes së kapaciteteve të diasporës në procese akademike, nxitja e ofrimit të lëndëve në gjuhë angleze, institucionalizimi i mobilitetit të stafit, nxitja dhe vlerësimi i shërbimeve për komunitetin, si dhe krijimi i një mjedisi ku si vlera institucionale promovohen: barazia, integriteti, ndershmëria, humanizmi dhe gjithëpërfshirja. Këto objektiva konsiderohen të ndërlidhura me 9 fushat strategjike të parapara me Planin strategjik.
Performanca e personelit akademik vlerësohet përmes disa proceseve dhe mekanizmave. Ndër to:
– Vlerësimi i kontributeve akademike me rastin e emërimit dhe avancimit, ku raportet e vlerësimit janë transparente dhe publikohen në web faqe;
– Vlerësimi i mësimdhënësve dhe mësimdhënies nga studentët. Në këtë mandat, është përmirësuar sistemi online për menaxhimin e cilësisë (SMC), që shërben për vlerësim më gjithëpërfshirës në baza semestrale të mësimdhënësve dhe mësimdhënies. Sipas vlerësimit të vitit akademik 2020/2021 pyetësorët për vlerësim të lëndëve dhe mësimdhënësve janë plotësuar nga 10,637 studentë të Universitetit të Prishtinëme ç’rast janë vlerësuar 3,349 lëndë të nivelit bachelor dhe master. Vlerësimi i përgjithshëm në nivel të njësive akademike me opsionin maksimal të vlerësimit (5-pajtohem plotësisht) rezulton të variojë nga 56.0 % deri në 70.90 %, që e bën vlerësimin e përgjithshëm në nivel të universitetit me këtë opsion vlerësimi të jetë 63.92%.
Për herë të parë që nga ekzistimi i UP-së, me iniciativë të menaxhmentit aktual kanë filluar procedurat e ndërtimit të sistemit të vlerësimit të rregullt të performancës së stafit akademik. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me donatorë dhe me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare është përgatitur udhëzuesi për vlerësimin e performancës vjetore të personelit akademik. Senati i UP-së ka emëruar grupin punues i cili në konsultim me njësitë akademike është duke hartuar rregulloren për vlerësim vjetor të përformancës së stafit akademik. Kartela e performancës do t’i prezantohet Senatit dhe KD-së deri në fund të vitit 2022.
Nuk ka asnjë analizë e as raport të hartuar nga KD, nga Agjencioni për Akreditim, ose nga ndonjë subjekt tjetër monitorues, ku evidentohen se cilësia po vazhdon të bie në UP.
Tregues të mos neglizhencës në krijimin e partnerëve strategjik, ndër të tjera janë:
– Shumica e njësive akademike kanë formalizuar trupat këshillëdhënëse/bordet industriale, bashkëpunimi me të cilat ka qenë dobiprurës jo vetëm në përditësimin e programeve studimore, por edhe në organizimin e ligjëratave e tryezave të punës si dhe në gjenerimin e të hyrave financiare shtesë për njësitë akademike;
– Po ashtu, është themeluar instituti UPCoClaster (Oda Ekonomike e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës) dhe 4 instituteve tjera me synim bashkëpunimin me industrinë;
– Janë nënshkruar rreth 80 MoU me institucione e organizata vendore e ndërkombëtare me industrinë, ekonominë e tregut, ofrimin e ekspertizës nga profesorët universitar dhe për ofrimin e mundësisë për praktikë të studentëve;
– Stafi i UP-së në vazhdimësi ofron ekspertizë për institucionet shtetërore.
Në të gjitha Universitetet që kanë një reputacion dhe peformancë të mirë, krijimi i mekanizmave për gjenerim të të ardhurave nga burime tjera / donacioneve është ndër detyrat kryesore të Këshillave Drejtues të atyre Universiteteve. Ngjashëm vlen edhe për Universitetin e Prishtinës ( shih në fund të këtij dokumenti ku janë të listuara përgjegjësitë sipas statutit).
Në këtë aspekt, si menaxhment mund të shtojmë se, duke qenë institucioni i arsimit të lartë me më së shumti projekte, qoftë CBHE apo edhe mbi 100 marrëveshje për mobilitet të studentëve dhe stafit akademik e administrativ, UP është përfituesi më i madh i të ardhurave nga projektet ndërkombëtare, siç janë: ERASMUS+, Horizon, HERASPlus, Fondet e SHBA-së etj. Fondet e jashtme të përfituara për UP-në aktualisht arrijnë vlerën e mbi 5 milion eurove.
Së fundi është punuar edhe në drejtim të asaj që UP të jetë pjesë e aleancave të reja gjithë-evropiane që do të jenë e ardhmja e projekteve të mëdha të Evropës.
UP përmes qendrave QEQ dhe QPM ofron shërbime dhe gjeneron mjete nga palët e treta.
Për herë të parë gjatë periudhës së menaxhimit të këtij menaxhmenti, në Rregulloren për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik parashihen masa të veçanta për rekrutimin e kuadrove elitare dhe kthimin e trurit.
Për herë të parë gjatë periudhës së menaxhimit të këtij menaxhmenti është miratuar dhe zbatohet Rregullorja e vlerësimit të kontributeve akademike me pikë, e cila po ashtu ofron mundësi për rekrutim meritokratik. Deri më tani nuk është argumentuar asnjë rast për moszbatimin e drejtë të Rregullores.
Viti Akademik | Numri i Studentëve | Rënia në Numër |
2018/2019 | 40,140 | – |
2019/2020 | 35,930 | (4,210) |
2020/2021 | 33,360 | (2,570) |
2021/2022 | 30,734 | (2,626) |
Edhe përkundër rënies së numrit të popullsisë, përkatësisht numrit të maturantëve, si dhe funksionimit në rrethana të pandemisë, nëse analizohet numri i aplikimeve për numrin e vendeve të shpallura, vërehet interesim i shtuar për të studiuar në UP, në studimet themelore, krahasuar me dy vitet paraprake akademike. Rritja e aplikimeve, ndër të tjera, është edhe rezultat i organizimit të promovimeve të programeve të studimit nga menaxhmenti qendror dhe menaxhmentet e fakulteteve dhe departamenteve të UP-së.
Numri i studentëve të paraparë dhe numri i aplikuesve në afatin e parë dhe plotësues të konkursit | |||||||
AFATI I PARË | AFATI PLOTËSUES | Nr. i aplik/nr. e vendeve | Nr. i aplikimeve | ||||
Viti akademik | Të paraparë | Aplikues | Të paraparë | Aplikues | |||
2017-2018 | 8170 | 13628 | 3570 | 4519 | 2.22 | 18147 | |
2018-2019 | 8411 | 12025 | 3789 | 3475 | 1.84 | 15500 | -2647 |
2019-2020 | 7290 | 9379 | 3524 | 2734 | 1.66 | 12113 | -3387 |
2020-2021 | 6638 | 8080 | 2472 | 1778 | 1.49 | 9858 | -2255 |
2021-2022 | 6248 | 7032 | 2705 | 1616 | 1.38 | 8648 | -1210 |
2022-2023 | 5647 | 7270 | 2144 | 1645 | 1.58 | 8915 | +267 |
* Nëse analizohet numri i aplikimeve për numrin e vendeve të shpallura, në vitin 2022/2023 qëndrojmë më mirë se dy vitet paraprake akademike. | |||||||
* Nëse analizohet trendi i aplikimeve, çdo vit pasues ka pasur më pak aplikime krahasuar me vitin paraprak, përjashtimit vitit 2022/2023, kur ka pasur më shumë aplikime krahasuar me 2021/22. | |||||||
Konkursi për studentë shpallet nga Senati bazuar në kuotat e përcaktuara nga Agjencia Kosovare për Akreditim dhe miratuar nga MASHTI. Në programe të caktuara numri i kuotave është kufizuar nga MASHTI edhe pse kanë pasur akreditim për më shumë kuota, ose ka raste kur vet fakulteti bazuar në analiza ka kërkuar më pak studentë.
Planifikimi i numrit të studentëve varet nga shumë parametra: resurset kadrovike, infrastrukturore, kërkesat e tregut të punës, buxheti, ofrimi i mbështetjes për programet në fushat deficitare etj.
Ndër normat e rëndësishme institucionale, për vlerësimin dhe rangimin e institucioneve të arsimit të lartë, është edhe parametri që paraqet raportin në mes të numrit të mësimdhënësve për numrin e studentëve. Në tabelë janë paraqitur të dhënat për UP nga viti 2018/19, ku shihet se në vitin 2021 është shënuar sukses në stabilizimin e metrikës staf/studentë, edhe pse mbetet sfidë të përmirësohet tutje, për fusha dhe fakultete të caktuara, për të qenë të krahasueshëm me universitetet e standardet ndërkombëtare.
Viti akademik | Numri i studentëve | Numri i personelit akademik | Raporti staf/studentë |
2018/2019 | 40140 | 931 | 1:43 |
2019/2020 | 35930 | 891 | 1:40 |
2020/2021 | 33360 | 905 | 1:37 |
2021/2022 | 30734 | 921 | 1:33 |
Zvogëlimi i numrit të studentëve, krahas faktorëve të përmendur, mund të jetë rezultat i planifikimit të bazuar në kapacitete, sigurimit të proceseve meritokratike të rekrutimit të studentëve, sigurimit të standardeve të cilësisë gjatë studimeve si dhe i rritjes së numrit të të diplomuarve me kohë.
Bazuar në të dhënat e studentëve të regjistruar në UP në vitin akademik 2022/23, mbi 60% e tyre janë me sukses të shkëlqyeshëm në shkollën e mesme. Ky indikator tregon se nxënësit e shkëlqyeshëm zgjedhje të parë e kanë UP-në.
Mos-adresimi dhe mos-përmbushja e vendeve të lira të punës, ku mbi 50% e vendeve të punës në Administratën Qendrore janë të pa-plotësuara me staf esencial si dhe disa Departamente pa Drejtor;
Konkursi aktual për personel administrativ është duke u realizuar me sukses. Bazuar në raportimet nga zyra e personelit, konkursi do të përfundohet deri në gjysmën e Nëntorit.
Që disa vite personat që pensionohen në administratë, si referentët, laborantët etj. nuk janë zëvendësuar, duke shkaktuar mos efikasitet të institucionit.
Menaxhmenti pajtohet me këtë konstatim, por nuk mund të marrë përgjegjësi për zhvillimet në periudhën para tetorit 2020.
Pas raportimit nga zyrtarët administrativ përgjegjës për problemet lidhur me projektin e drenazhimit, Rektori i UP-së ka udhëzuar dërgimin e lëndës tek autoritet hetuese shtetërore. Pra kemi reagim dhe adresim institucional të çështjes si dhe kemi marrje të masave disiplinore ndaj zyrtarëve të përfshirë.
Menaxhmenti nuk mund të mbahet përgjegjës për periudhën para tetorit 2020. Në konkursin aktual për personel administrativ është e përshirë edhe pozita në fushën e auditimit.
Rekrutimi i personelit akademik është i ndërlidhur edhe me implikimet buxhetore.
Për dy vite menaxhim janë realizuar 2 konkurse për personel të rregullt akademik, të vlerësuara si procese meritore dhe transparente. Krahas avancimeve, në konkurse janë përfshirë 81 pozita për emërime për herë të parë në thirrjen profesor asistent dhe 54 pozita për emërime për herë të parë asistent.
Rektori ka marrë vendime që kufizojnë dhënien e orëve mbi normë pa u shterur mundësitë tjera të angazhimit. Në rregullativë për herë të parë është përfshirë edhe kriteri, që nuk mund të ndahen orët mbi normë pa kaluar paraprakisht procesi i konkursit.
Nga organizatat e pavarura monitoruese konstatohet se ka hapje dhe rritje të transparencës, e jo mbyllje të universitetit siç pretendohet.
Bazuar në Statutin e UP-së dhe Vendimin përkatës të KD-së, përgjegjësia për organizimin, raportimin dhe monitorimin e mësimit, është e fakulteteve.
Menaxhmenti nuk mund të ushtrojë më shumë kompetenca se sa i janë deleguar nga rregulloret dhe vendimet në fuqi.
Ndërtimi i ndërtesës së Fakultetit të Bujqësisë ka filluar në vitin 2013 dhe është dashur të përfundojë në vitin 2016.
Pikërisht për shkak të dyshimeve të ngritura dhe mospërfundimit me kohë të projektit, me të marrë detyrën, Rektori ka ndërmarrë masa ndaj zyrtarëve të përfshirë dhe e ka dërguar lëndën në organet e hetuesisë.
Në atë kohë nuk ka qenë në detyrë Këshilli Drejtues aktual. Ndërtesa tani nuk po mund të funksionalizohet për shkak të problemeve të kyçjes në rrjetin elektro-energjetik, për detajet e të cilave tashmë është i njoftuar opinioni publik.
Komisioni për monitorimin dhe vlerësimin e implementimit të strategjisë, i përbërë edhe nga KD, është funksional dhe raporton në periudha të rregullta. Komisioni në fjalë ka raportuar për përmbushje të objektivave strategjike, sipas planit strategjik 2020-2022. Këto raporte në vazhdimësi i janë dërguar dhe janë miratuar nga KD.
Viti | Rankimi | Rënia në pozicionim |
2019 | 2,776 | – |
2020 | 2,827 | (51) |
2021 | 3,009 | (182) |
2022 | 3,027 | (18) |
Në platformën ranguese SCIMAGO, e cila vlerëson performancën akademike të universiteteve, Universiteti i Prishtinës ka shënuar rritje si në rangimin e përgjithshëm ashtu edhe në rangimin sipas metrikave të bazuara në kërkimin shkencor, inovacionin dhe ndikimin në shoqëri.
Për tu përfshirë në këtë rangim institutcioni duhet të dëshmojë performancë me numër
të caktuar të publikimeve shkencore në Scopus. UP është i vetmi institucion i arsimit
të lartë në Kosovë që ka arritur të listohet në këtë platformë ranguese.
Për më tepër, që nga fillimi i rangimit, suksesin më të madh e ka treguar në vitin
2022.
Detajet dhe analizën krahasuese ndër vite e gjeni në:
Në Webometrics, Universiteti i Prishtinës rangohet si universiteti më i mirë nga të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë dhe trevat
shqipfolëse. UP rangohet në pozitën 3000 nga 30000 institucione arsimore në nivel botëror, pra është në 10% e institucioneve të ranguara lartë.
UP në rangim len prapa një numër të konsiderueshëm të universiteteve publike në rajon, ndërsa institucioni i dytë i arsimit të lartë në Kosovë, është dyfish më poshtë në rangim krahasuar me UP. Sigurisht, UP nuk është i kënaqur edhe me këtë rezultat, andaj menaxhmenti së bashku me Këshillin drejtues, kanë filluar kohë më parë të punojnë në këtë drejtim, rezultatet e të cilave veprimeve priten të shihen në edicionin e vitit 2023.
Për sqarim të mëtutjeshëm, platforma Webometrics ka ndryshuar metodologjinë e
rangimit ndër vite dhe aktualisht rangimi i universiteteve sipas Webometrics merr për bazë tre shtylla, me peshë të ndryshme metrike:
1. Impact (50%)
2. Excellence (40%), dhe
3. Openness (10%).
Meqenëse UP-ja qëndron më dobët te shtylla “Impact “, që sjellë gjysmën e kontributit në rangim dhe që peshon vizibilitetin dhe qasshmërinë e uebit të universitetit në nivel ndërkombëtar, nga menaxhmenti i UP-së është identifikuar si shtylla ku duhen fokusuar përpjekjet (p.sh. pasurimi me të dhëna i domeneve dhe subdomeneve të UP, publikimi i punimeve shkencore, shtimi i webfaqes së UP-së në CV-të e të diplomuarve të këtij IAL në webfaqet e institucioneve dhe kompanive ku ata punojnë, etj.), me qëllim të avancimit të pozicionit të saj në platformën ranguese Webometrics.
Përveç kësaj, nga viti 2021, UP-ja ndanë 1% të buxhetit total të tij për financim të punës kërkimore shkencore të stafit akademik të UP-së, me pritshmëri realiste për të përmirësuar edhe shtyllën tjetër, atë “Excellence” të platformës rankuese webometrics.
Siç udhëzohet nga Webometrics, https://webometrics.info/en/Previous_editions, krahasimi i rangimeve ndër vite duhet të trajtohet me kujdes për shkak të ndryshimit të metodologjisë së rangimit.
Përgjegjës për vlerësimin e personelit administrativ janë sekretarët e fakulteteve ndërsa për administratën qendrore sekretari i përgjithshëm.
Me rastin e vlerësimit të Sekretarit, Rektori ka ushtruar kompetencën që i takon me legjislacionin aktual.
Sistemimi i ish-Sekretarit në këtë pozitë është bërë në përputhje me rekomandimin në vendimin përkatës të KD-së për ndërprerjen e mandatit të tij.
Në takimin e KD-së në të cilin është shqyrtuar ligjshmëria e konkursit fillestar për Sekretar të përgjithshëm nuk ka pasur pajtueshmëri për nxjerrje të përfundimit që ai konkurs është i kundërligjshëm. Megjithatë, bazuar në dyshimet e ngritura dhe me qëllim të evitimit të keqinterpretimeve të ndryshme, Rektori i UP-së ka kërkuar nga zyra e personelit që atë konkurs ta ndërpresë dhe menjëherë ta shpallë konkursin e ri të hapur për të gjitha palët. Konkursi është në proces të realizimit.
Situatë e ngjashme është edhe në lidhje me konkursin për personel tjetër administrativ. I njëjti vazhdon të realizohet dhe pritet të përmbyllet deri në gjysmën e Nëntorit.
Për sqarim të opinionit publik, Këshilli drejtues është autoriteti kryesor menaxhues me përgjegjësi të përgjithshme strategjike për funksionimin efektiv të UP-së. Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore të Këshillit drejtues, të përcaktuara në Statutin e UP-së, janë: