Publikohen listat e nxënësve fitues në Garat e Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik për 5 komuna

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e publikimeve të rezultateve për garën e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, në nivelin shkollor për komunat e Kosovës, në komunën e Suharekës janë 1130 fitues,  Skenderaj 593 fitues, Lipjan 491 fitues, Shtime 205 fitues dhe Viti 255 fitues. Në total, numri i fituesve për këto komuna është 2674.

Rreth 316,000 nxënës në Republikën e Kosovës kanë pasur mundësinë për treguar aftësitë e veta në art muzikor, art pamor, recitim, poezi, teatër, debat, ese hulumtuese.

Nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në Kosovë vetëm për garën në nivelin e shkollës kemi 14,800 fitues nga 29 komuna pjesëmarrëse.

Të gjithë nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.

Gjithë kjo punë është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.

Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për komunat tjera.

Të ngjashme