Ushtruesi i detyrës së zëvendësdrejtorit të misionit të USAID-it Brian Martalus, i shoqëruar nga kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka folur me rastin e Prezantimit të publikimeve të përmbledhjeve të vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në gjuhën shqipe dhe atë serbe.
Martalus tha se mosposedimi i këtyre vendimeve në gjuhën shqipe deri tash, ka penguar shfrytëzimin e mirëfilltë të rasteve gjyqësore të kësaj gjykate, raporton Ekonomia Online.
“Kushtetuta e Kosovës është moderne përparimtare dhe aspirueee, ajo i ruan vlerat. Mos posedimi i tyre në shqip ka penguar shfrytëzimin e mirëfilltë të proceseve gjyqësore, sidomos në çështjet pronësore. Gjykata kushtetuese është e vetmja trupë gjyqësore që shfrytëzon vendimet e GjEDNj”.
Kryetari i Supremes, Enver Peci, u shpreh se standardet ndërkombëtare për te drejtat e njeriut kanë rëndësi të veçantë sidomos për shtetet në tranzicion.
Ai tha se zhvillimi i praktikave të kësaj gjykate u jep më shumë siguri qytetarëve për të drejtat pronësore.
“Aplikuehsmëria efektive e këtyre praktikave lidhet me efikatistetin e gjyqësorit. Zhvillimi i praktikave të GjNDj krijon siguri me te madhe për qytetarët në fushën e të drejtave pronësore. Bashkërisht me USAID-in jemi duke zhvilluar një përmbledhje të vendimeve të supremes në fushën e të drejtave pronësore”.
Peci theksoi nevojën për publikime të tilla sepse siç tha kanë një hendikep ne kuptimin gjuhësor, derisa inkurajoi që institucionet gjyqësore në Kosovë të ndihmohen për të forcuar praktikat për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
Përmbledhjet e 144 vendimeve kyçe të GJEDN-së në fushën e të drejtave pronësore janë finalizuar dhe publikuar duke i bërë ato të qasshme për herë të parë në gjuhën shqipe dhe atë serbe, si për gjykatat ashtu edhe për institucionet tjera relevante në Kosovë.
Në këtë ngjarje është bërë edhe një prezantim i përmbledhjeve të lëndëve të GJEDN-së dhe proceseve të kompilimit të tyre nga ana e njërit nga ekspertët e përfshirë në këtë proces si dhe njërit nga praktikantët që punuan në përmbledhjet e lëndëve.
Pjesëmarrësve u janë shpërndarë kopje të përmbledhjeve të lëndëve në flash disketa USB, ndërsa do të jenë në dispozicion edhe kopje të shtypura të tyre, raporton EO.
Programi i të Drejtave Pronësore i USAID-it është një aktivitet pesëvjeçar i cili ka për qëllim adresimin e sfidave të të drejtave pronësore në Kosovë duke zhvilluar fushata të avokimit publik për ngritje të niveli të vetëdijes dhe ndryshim të qëndrimeve lidhur me të drejtat e grave për të poseduar dhe shfrytëzuar pronën në Kosovë.