Publikohet 11-shja më e mirë e “Championsit”

Prishtinë | 03 Qer 2024 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

UEFA të hënën e ka publikuar formacionin e vitit të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi dhe Borussia Dortmundi kanë nga katër futbollistë të përfshirë në 11-shen e vitit.

Të dyja skuadrat u takuan të shtunën në finale, ndërsa triumfues doli skuadra e Real Madridit.

“Mbretërit” fituan me rezultat 2:0, ndaj Dortmundit në stadiumin “Wembley”, dhe arritën që ta sigurojnë trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve. Shënuesit e golave ishin Dani Carvajal dhe Vinicius Junior.

Lojtari më i mirë i Ligës së Kampionëve sipas Uefas është shpallur sulmuesi brazilian Vinicius Junior.

Ndërsa lojtari më i mirë i ri është shpallur anglezi Jude Bellingham.

Në portë gjendet portieri i Dortmundit, Gregor Kobel. Në fazën defensive janë Ian Maatsen, Mats Hummels, Antonio Rudiger dhe Dani Carvajal.

Mesfusha përbëhet nga Vitinha, Jude Bellingham dhe Marcel Sabitzer.

Në repartin sulmues janë Vinicius Junior në anën e majtë, Harry Kane në qendër të sulmit dhe Phil Foden në anën e djathtë.

Të ngjashme