Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se është publikuar forma origjinale e kontratës e nënshkruar me “Contour Global” për Termocentralin “Kosova e Re”.
Sipas tij, publikimi i kësaj kontrate dëshmon që në Kosovë çdo kontratë do të jetë transparente.
“Kontrata e nënshkruar me “Contour Global” për Termocentralin “Kosova e Re” tani është bërë publike në formën e saj origjinale. Kjo është dëshmi që në Kosovë çdo kontratë, tani e tutje, do të jetë transparente”, thuhet në postimin e kryeministrit.
Këtu mund ta lexoni kontratën me “Contour Global”:
http://mzhe-ks.net/sq/kontratat-komerciale-te-projektit-tc-kosova-e-re#.WmYHva6nG9L