Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Majac, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.
Viktima e ngjarjes tragjike dyshohet të jetë Ilaz Brahimi, i cili u gjet i pajetë në vendin e ngjarjes.
E dyshuara për vrasjen është A.Gashi 30 vjeçare.
Ajo dyshohet se kreu vrasjen dhe më pas plagosi dy persona të tjerë, ndërsa më vonë u gjet e plagosur rëndë, pasi dyshohet se tentoi t’i merrte jetën vetes pas krimit.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.
Indeksonline ka punlikuar foton e viktimës.
