SHBA ka ruajtur pozitën e saj si kombi më i fuqishëm në botë, pavarësisht rënies së respektit për udhëheqjen e saj.
E gjithë kjo sipas US News dhe World Report, e cila ka lëshuar botimin e fundit të studimit vjetor të saj “Best Countries”. Organizata e medias vlerësoi 80 vende mbi një sërë kriteresh, duke përfshirë historinë kulturore, qytetarinë dhe cilësinë e jetës.
Një tjetër matës kyç ishte “pushteti,” i cili përcaktonte se sa ndikim kishte një shtet ekonomikisht dhe politikisht dhe sa peshë kishte fuqia e aleancave të tyre ndërkombëtare dhe ushtarake.
Më shumë se 21,000 liderë biznesi, elita informuese dhe qytetarë të përgjithshëm u anketuan me qëllim që të zbulonin se si kombet perceptohen në një shkallë globale.
SHBA, e përceptuar si më e fuqishmja ishte e ndjekur nga Rusia fare pranë saj dhe Mbretëria e Bashkuar që vinte në vend të katërt. Vende të tjera përfshinin Pakistanin, Turqinë dhe Izraelin.
23) Katari – një nga disa vende të Lindjes së Mesme në listë, Katari është vendi më i pasur në botë në terma të produktit të brebdshëm bruto për kokë falë mjedisit të tij të pasur me naftë. Rënia e çmimeve të naftës ka goditur ekonominë e tij, megjithatë, dhe të ardhurat u ngadalësuan gjatë vitit të kaluar.
Forcat speciale të ushtrisë Katarit marrin pjesë në një paradë ushtarake
22) Spanja – “Ngjitja në Bashkimin Europian në vitin 1986 ishte një hedhje fillestare në modernizimin e infrastrukturës, industrisë dhe politikës ekonomike të Spanjës,” sipas US News.
21) Holanda – Shtëpia e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe e Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë, Holanda luan një rol të rëndësishëm në skenën botërore.
20) Pakistani – Paqëndrueshmëria politike, korrupsioni, dhe përpjekjet me ekstremizmin e kanë penguar rënditjen e Pakistanit në rënditjen e pushtetit.]
19) Suedia – Pavarësisht nga rrënjët militaristike, Suedia ka vendosur që të mos investojë shumë në forcat e saj të armatosura në favor të një angazhimi për të drejtat e njeriut dhe qëndrueshmërinë. Qasja e saj ndaj mirëqenies së qytetarëve të saj i ka ofruar respekt në skenën botërore, por mund të kontribuojë në mungesën e fuqisë së saj.
Pamje e qendrës së qytetit dhe portit të Helsingborgut në Suedi
18) Italia – Megjithëse Italia u përball me një vit të trazuar politik dhe rindërtimin e qeverisë së saj, vendi mbetet në listë ndërsa mburret për ekonominë e tretë më të madhe në eurozonë.
17) Australia – Ndonëse është e vendosur relativisht poshtë për fuqinë e saj dhe ndikimin global, Australia u rëndit e katërta në kategorinë e cilësisë së jetës.
16) India – Demokracia më e madhe në botë, India ishte gjithashtu shtëpia e ekonomisë me rritjen më të shpejtë në botë. Por kriza e saj e parave kohët e fundit ka qënë një goditje ndaj ekonomisë së saj, duke shkaktuar që vendi të humbasë 11 miliarderë dhe 86% të parave të qarkulluara.
15) Zvicra – Kombi i vogël Evropian u emërua si vendi më i mirë në botë për të jetuar. Është kombi i 11 më i pasur në termin e GDP-së për kokë dhe tërheqjen për bizneset. Kombet e Bashkuara gjithashtu kanë një nga zyrat e tyre kryesore në qytetin e Gjenevës.
Forcat e posaçme të Gardës Revolucionare të elitës Iraniane marrin pjesë në manovra ushtarake në një vend të pazbuluar pranë Gjirit.
14) Irani – Irani ka qenë prej kohësh në interes të fuqive globale për shkak të vendndodhjes së tij strategjike në Lindjen e Mesme dhe furnizimin e tij të bollshëm të naftës dhe burimeve të tjera natyrore”, sipas US News. Kombi mban një rritje prej 9% të rezervave të naftës në botë.
13) Turqia – Turqia është porta midis Lindjes së Mesme dhe Bashkimit Europian dhe marrëdhënia midis dy organeve është gjithnjë e më e rëndësishme, ndërsa konfliktet bëjnë bujë në vendet e afërta. Sekretari i Shtetit Britanik tha se Britania do ta mbështeste ofertën e Turqisë për t’u bashkuar me BE, por një marrëdhënie gjithnjë e tensionuar midis Turqisë dhe disa vendeve të BE mund të pengonte përparimin e saj.
12) Kanadaja – Kanadaja u emërua si vendi i dytë më i mirë për të jetuar nga US News, por fuqia e saj nuk përputhej plotësisht, edhe pse është partneri më i madh tregtar i SHBA.
11) Koreja e Jugut – Një marrëdhënie e kundërshtuese me fqinjin e saj të izoluar në veri do të thotë që Koreja e Jugut shpesh merr mbështetje ushtarake dhe politike nga superfuqitë e botës. Koreja e Jugut është një nga rezervat më të mëdha të investimeve të huaja në botë dhe është gjithashtu eksportuesi i gjashtë më i madh në botë.
10) Emiratet e Bashkuara Arabe – Emiratet e Bashkuara Arabe janë një nga importuesit më të mëdhenj të armëve në botë dhe pas Arabisë Saudite ka buxhetin e dytë më të madh të mbrojtjes.
9) Arabia Saudite – Rezervat e naftës në Arabinë Saudite e kanë bërë atë një nga vendet më të pasura dhe më të fuqishme në Lindjen e Mesme. Shteti i gjirit është konsideruar prej kohësh si një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera perëndimore.
Zëvendës Princi e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman
8) Izraeli – Për një vend me popullsi pak më shumë se 8 milionë, Izraeli ka një ndikim të jashtëzakonshëm në skenën botërore. Pavarësisht konfliktit të vazhdueshëm Palestinez, kombi Hebre ka një ekonomi të fortë dhe një nivel të lartë arsimimi dhe të ardhurash për kokë për qytetarët e saj.
7) Japonia – Një nga vendet më të përparuara teknologjikisht, Japonia mburret me ekonominë e tretë më të madhe në botë, duke u rikuperuar nga tsunami i vitit 2011 që shkatërroi infrastrukturën dhe prodhimin.
6) Franca – Me një GDP për kokë banori prej $42,384,Franca krenohet me një nga ekonomitë më të mëdha në Evropë dhe është një nga eksportuesit kryesorë të armëve në botë. Ndikimi i saj shtrihet në mbarë botën “nëpërmjet shkencës , politikës, ekonomisë dhe ndoshta mbi të gjitha, kulturës së saj”, shkruan US News.
5) Gjermania – Shpesh shihet si fuqia ekonomike e Evropës, kombi më i populluar i kontinentit ka parë rolin e saj në skenën botërore të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm që nga ribashkimi në vitin 1990.
4) Mbretëria e Bashkuar – “Mbretëria e Bashkuar është një vend shumë i zhvilluar që ushtron ndikim të konsiderueshëm ekonomik, politik, shkencor dhe kulturor ndërkombëtar”, shkruan US News.
Flamujt e Unionit fluturojnë pranë Shtëpive të Parlamentit
3) Kina – Rritja e Kinës është mjaft e shquar. Shtëpi e 1.4 miliardë njerëzve, vendi tashmë ka ushtrinë më të madhe në botë dhe ekspertët parashikojnë se do të jetë ekonomia më e madhe në botë deri në vitin 2050.
2) Rusia – Rusia ka kapitalizuar burimet natyrore për t’u bërë një nga vendet më të pasura në botë. Shpenzimet e saj ushtarake si përqindje e GDP-së së sajvazhdojnë të tejkalojnë atë të vendeve brenda NATO-s me një distancë të konsiderueshme. Aktualisht shpenzon 5.4% të GDP-së vjetore për mbrojtje.
1) Shtetet e Bashkuara – Gati 75% e të anketuarve thanë se humbën “disa respekt” për udhëheqjen amerikane pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, por vendi ende renditet më i fuqishmi. Ndikimi i tij ekonomik, politik, kulturor dhe artistik i jep formë botës dhe me një buxhet prej rreth 600 miliardë dollarësh ekonomia e tyre drejtuese i vendos SHBA –të në krye.