17 shkurti i vitit 2008 është datat e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kësisoj, 2018-ta sjellë plotë 1 dekadë që Kosova gëzon këtë status dhe tashmë është e lirë e e pavarur. E përgatitjet për të festuar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, veçse kanë filluar, shkruan KultPlus.
Nisën më publikimin e logos, të cilën e bëri publike dje presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, përmes rrjetit social Facebook.
Logoja zyrtare e dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, padyshim që vjen me ngjyrat e flamurit të Republikës së Kosovës dhe vjen në tri gjuhë, atë shqip, serbisht dhe anglisht.
“Ditën e parë të këtij viti të ri, Dekadën e Republikës, po e nisim me logon zyrtare të dhjetëvjetorit të shtetësisë sonë. Shteti ynë, për të cilin dhamë shumë, po i bënë 10 vjet pavarësi. Ne po i bëjmë 10 vjet përpjekje që Republika e Kosovës të zë vendin e merituar në mesin e kombeve të lira të botës. Bashkë mund ta forcojmë edhe më shumë identitetin dhe subjektivitetin e shtetit tonë. #Kosova10”, ka shkruar presidenti Thaçi.
Për dallim nga vitet e tjera, sivjet është hera e parë që përgatitjet për festën e Pavarësisë së Kosovës, nisin më herët.