Publikohet raporti i fundit i IKShPK-së, rritet numri i rasteve të reja me Covid-19

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar më shumë raste të reja të infektuara se ditëve të kaluara.

17 persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.589.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

17 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.025 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.599.372 doza të vaksinës.

Deri më sot 752.365 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.544 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.589.

Në total numri i rasteve aktive është 405.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Të ngjashme