Votuesit britanik kanë vendosur që mbretëria të mos jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
Gjersa po vazhdojnë diskutimet rreth mënyrë se si do të largohet Britania e Madhe nga BE-ja, tashmë kanë nis të dalin filma me këtë tematikë.
Një prej tyre është edhe filmi i titulluar “Brexit”, premiera e të cilit do të jepet më 19 janar të vitit të ardhshëm në HBO dhe Channel 4 britanik.
Tashmë janë publikuar disa fragmente të shkurta të këtij filmi në platformën YouTube.
Aktori britanik Benedict Kamberbach do të paraqitet në rolin kryesor në këtë film. Ai luan Dominique Kamings, i cili ishte lider i fushatës për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian i quajtur “Vote Leave”.
Ndryshe, përveç Kamberbach, në film do të mund t’i shohim edhe Rory Kinir, John Hefernan, Liz White dhe Kyle Soler.