Sot është publikuar libri më i ri i ilustruar për fëmijë – “Uta e maleve”, i autores Tefta Kelmendi dhe ilustrueses Katerina Nikolovska dhe i bazuar në eksperience personale të alpinistes Uta Ibrahimi.
Libri përshkruan udhëtimin e Utës nga fëmijëria e deri në ngjitjen e majës së malit më të lartë në botë, Malit Everest.
Ky libër ka përmbajtje edukative, ku trajtohen temat si mbrotja e natyrës, të drejtat e grave, dhe puna si mjet drejt suksesit.
Qëllimi i librit është që ti frymëzojë fëmijët që të shohin mundësitë e mrekullueshme që sjell jeta, shumë prej tyre përtej të zakonshmës, dhe të rris kurreshtjen dhe besimin e tyre që ëndrrat mund të realizohen.
Ky është libri i parë i autores Tefta Kelmendi dhe Uta Ibrahimi, dhe pritet që të vazhdohet edhe me libra tjerë të ilustruar, për fëmijë.
Libri mund të porositet nga sot prej librarisë Dukagjini, me çmim prej 6 eurove.
Libri “Uta e maleve” është mundësuar në bashkëpunim me agjencitë e OBK-së në Kosovë – UNWOMEN, UNDP, UNFPA, UNICEF, dhe entitetet tjera të Ekipit të Kosovës të agjencive të OKB-së (UNKT), Komunën e Prishtinës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Fondacionin Utalaya, dhe Studio Permanent.
Uta Ibrahimi ësht gruaja e parë shqiptare që e ngjiti majen e malit Everest, në maj të vitit 2017 dhe me krenari mban titullin e Kampionës së Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDGs) të OKB-së.