Postimi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ngjalli reagime të shumta tek shqiptarët.
Kjo pasi publikoi një hartë të Kosovës të mbuluar me flamurin serb dhe menjëherë filloi një fushatë për largimin e saj nga Instagrami.
Lidhur me këtë një reagim në profilin zyrtar e ka bërë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku.
Artistja nga Peja ka ndarë një postim e mbuluar me flamurin kuq e zi dhe përgjatë videos shfaqet një moment tjetër në të cilin thuhet, “Kosova është Kosovë”.
“Aleksandër Vuçiq përditësoni hartën tuaj”, vazhdoi tutje Taraku duke etiketuar edhe presidentin e Serbisë.
https://www.instagram.com/morenataraku/?utm_source=ig_embed
Reagimet në postimin e Morenës ishin të menjëhershme, gjersa pos saj u shprehën ashpër edhe: Filloreta Raçi-Fifi, Ana Kabashi, BimBimma, Don Xhoni, Stresi, Blerta Veseli, Young Zerka, Lluni, Elinel, Afrona Dika.