Prapaskenat e koncertit të shumëpërfolur të Chris Brown tregojnë se nuk ai shkoi aspak siç pritej.
U duk se koncerti i Chris Brown do të ishte ngjarja e vitit. Pasi vetë këngëtari amerikan publikoi në Instagramin e tij datat e koncerteve, mes të cilëve përfshihej edhe ai në Durrës, u kthye në një prej eventeve më të përfolura në rrjetet sociale. Por një reportazh i Prive tregon se gjërat nuk kanë shkuar aspak siç priteshin.
Mbrëmja ishte parashikuar të niste rreth orës 11 e 30, por për shkak të numrit të paktë të njerëzve në publik, Chris Brown-it i është dashur të presë gjatë derisa u ngjit në skenë në orën 2:15 të mëngjesit. Ai ka qëndruar shumë pak në skenë, rreth 25 minuta, ka kënduar pak këngë dhe më pas është larguar.
Shkak për këtë numër të vogël të njerëzve mund të jetë edhe çmimi i lartë i biletave, që varionte nga 150 euro deri në 3 mijë euro në zonën ‘Vip’. Chris më pas është larguar nga klabi duke kërkuar prerazi largimin e kamerave.