Pula: Çdo kërkesë që vjen nga ShBA-ja duhet të trajtohet me kujdes

Prishtinë | 21 Tet 2022 | 08:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Analisti politik, Shqipërim Pula në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se vizitat e shpeshta të zyrtarëve të lartë amerikan do të duhej çmuar sepse janë në të mirë të vendit.

Prandaj sipas tij, çdo kërkesë që vije nga ShBA-ja për dialogun duhet trajtuar me kujdes sepse para nesh është një shtet shumë problematik si Serbia.

Ai tha se duhet të pritet për një përmbyllje të dialogut sepse siç thotë ai tashmë ky proces është zgjatur shumë.

 “Vizitat e kohëpaskohshme të zyrtarëve të lartë shtetëror amerikan janë vizita të cilat ne si institucione do të duhej t’i përshëndesim e çmuar sepse janë vizita nga një shtet mik dhe aleat i vendit tonë. Prandaj duhet pranuar si shumë të mirëqenë dhe mirëseardhëse”.

“Çdo kërkesë që vije nga ShBA në këtë rast i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi janë kërkesa që ne duhet trajtuar me kujdes dhe natyrisht që secila nga to duhet të konsiderohen si kërkesa nga një shtet mik”.

“Afatet kohore duhet konsideruar jo me nguti për faktin se para nesh kemi një shtet fqinjë shumë problematik me pretendime te caktuara dhe natyrisht afatet kohore nuk përcaktojnë rrjedhën që do të duhej të jemi të kujdesshëm dhe të ketë një përmbyllje me qëllime të cilat neve i dëshirojmë për t’i dhënë një epilog gjithë procesit të dialogimit një procesi tashmë të shumë zgjatur”, tha Pula.

Të ngjashme