Një punë të tillë ndoshta shumëkush do të ëndrronte ta kishte.
Një konkurs u bë viral ditëve të fundit në Austri dhe ngjalli reagimin e publikut.
Ky konkurs që u shpall në gazetën Kleinen Zeitung, flet për një pagesë prej 6 mijë eurosh në muaj.
Por, ai ose ajo që do ta fitojë këtë punë nuk do t’i marrë 12 paga në vit por 15, shkruan gazeta Heute.at.
Cilat janë kushtet që kërkohen nga punëdhënësi?
Ai ose ajo që e fiton punën duhet që të luajë rolin e kujdestares në shtëpi, kuzhinierit privat dhe të teknikut e kopshtarit.
Përveç vaksinimi kandidati/ja duhet të jenë të trajnuar në fushën e gastronomisë dhe turizmit si dhe të ketë përvojë të punës në “hotelet ekskluzive”.
Po ashtu ata duhet të jenë “i mrekullueshëm në sjellje, i kujdesshëm dhe të jetë fleksibil, besnik dhe diskret”.
Duhet ta ketë edhe “dëshirën për udhëtime dhe dashuri për kafshë.
Kushtet e parashtruara në konkurs nxiti edhe reagimin ndaj punëdhënësit.
Me këtë rast në rrjetet sociale plasi gallata duke thënë se personi i cili e ka shpallur konkursin qenka në kërkim të një “super punëtori me aftësi të jashtëzakonshme”.