Me këtë temë janë marrë hulumtuesit e Qendrës për shëndet mendor nga Universiteti Nacional në Australi, ndërsa në hulumtim kanë marrë pjesë më shumë se 7 000 australianë.
Hulumtimi ka zgjatur diç më shumë se shtatë vjet dhe ka pasur cak të shihet se si ndikojnë kushtet e punës në shëndetin mendor të të anketuarve.
Është hulumtuar popullsia aktive në punë për simptomat e depresionit, nervozizmit dhe sa shpesh janë ndier të qetë dhe të lumtur në muajin paraprak.
Pjesëmarrësit në hulumtim i kanë pyetur edhe për kushtet e punës, duke përfshirë edhe atë se sa kontrolle dhe fleksibilitet kanë, sa janë komplekse dhe të vështira detyrat e tyre, sa të sigurt e kanë punën dhe cili është mendimi tyre për atë se a e kanë pagën reale.
Pasi që kanë marrë parasysh faktorët e ndryshëm që mund të ndikojnë në rezultat, siç është arsimimi dhe statusi martesor, hulumtuesit kanë vënë re një marrëdhënie lineare në mes shëndetit mendor të punëtorit dhe kualitetit të vendit të tyre të punës. Ata të cilët kishin punë fleksibile dhe më të sigurt kishin shëndet më të mirë mendor.
Megjithatë, është zbuluar që edhe njerëzit të cilët janë të papunë përafërsisht kanë shëndet të njëjtë mendor si ata me punë të keqe, ndërsa në shumicën e rasteve madje edhe më të mirë.
Përveç kësaj, hulumtimi i publikuar në revistën “Occupational and Environmental Medicine” ka treguar që shëndeti mendor i të papunëve përmirësohet pasi gjejnë një punë të mirë, ndërsa në mënyrë drastike përkeqësohet pasi që fillojnë të punojnë në një vend të keq pune.