Puna e natës, gazi i ditës, thotë populli!

Prishtinë | 06 Dhj 2024 | 11:05 | Nga Fahri Musliu

Seanca e natës e kuvendit, që mund të mbahet vetëm në gjendje të jashtëzakonshme e që u mbajtë mbrëmë (5/6.12.2024) pa opozitën – është TALLJE më e madhe që i bëhet popullit dhe grusht për demokracinë parlamentare.

Kështu veprohet në shtetet autoritare ose diktatoriale, e jo në shtetin për të cilin pushtetarët po thonë se ka “demokraci më të avancuar në rajon”?

Për këtë turp dhe poshtërim të qytetarëve përgjegjësi bartë shumica parlamentare e cila, kohët e fundit, po tallet me qytetarët dhe vetë institucionin (tempullin e demokracisë) duke bojkotuar seancat, që është shembull unik parlamentar në Evropë.

Përpos kësaj talljeje, reagim skandaloz ishte ai i disa deputetëve të VV që nuk i lejuan të futën në sallë deputetët e Listës Srpska, e veçmas skandaloz, pa shije, i papranueshëm dhe me pasoja reagimi i kryetarit Konjufca.

Nuk digjet dora nëse e ke mashën të cilën nuk e përdor në asnjë rast.

Të ngjashme