Të punosh shumë në orët e natës mund të dëmtojë trurin. Kështu i paralajmërojnë punëtorët e turneve të natës, ekspertët e Universitetit të Suonsit në Uells dhe të Tuluzës në Francë.
Dhjetë vjet punë gjatë natës mund të mplakin me mbi 16 vjet qarqet tona celebrale, sipas studimit që përfshiu më shumë se 3 mijë punëtorë francezë.
Puna gjatë natës, momenti kur ora biologjike ka planifikuar pushimin, mund të ketë në fakt efekte negative mbi aftësinë njohëse dhe kujtesën.
Për t’u shëruar, duhet të shkëputeni nga ky lloj orari për të paktën 5 vjet.