E ardhmja e Paul Pogbas është vendosur. Ai në sezonin e ri do të veshë fanellën e Manchester Unitedit, raporton tabloidi britanik, The Sun.
Sipas një burimi të tabloidit britanik, Manchester United ka arritur marrëveshje me Juventusin për francezin.
Pogba do t’i kushtojë Manchester Unitedit rreth 110 milionë euro, derisa menaxheri i lojtarit, Mino Raiola nga ky transferim do të përfitojë rreth 24 milionë euro.