Një punëtor ndërtimtar ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas lëndimeve të rënda që kishte pësuar më 3 tetor gjatë punës në një kompani ndërtimore në Shtime.
Viktima ishte rrëzuar nga një lartësi dhe ishte në trajtim mjekësor deri më 10 tetor, kur ndërroi jetë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.