Punëtorët Administrativë të Gjykatave dhe Prokurorive në gjithë Kosovën kanë hyrë në grevë të përgjithshme.
Njëjtë kanë vepruar edhe punëtorët e Gjykatës Themelore të Prishtinës të cilët kanë ndërprerë edhe punën me palë, njofton Klan Kosova.
Të vetmet raste që trajtohen janë ato të natyrës urgjente që kanë të bëjnë me rastet e paraburgimit.
Kryetari i Sindikatës së Juridikaturës, Asllan Rusinovci, ka thënë se kërkesë e punëtorëve të Juridikaturës është rritja e pagës 100% dhe trajtimi dinjitoz në Ligjin e ri për Pagat që është në fazën e hartimit.