Punëtorët e Gjykatës Themelorë në Prishtinë të pakënaqur me pagat e shkurtit

Prishtinë | 02 Mar 2023 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Punëtorët e administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë janë shprehur të shqetësuar me pagat e muajit shkurt, të cilat janë ekzekutuar bazuar në Ligjin për paga.

Në një komunikatë për media të Shoqatës Sindikale te Administratës se Gjykatës Themelore në Prishtinë thuhet se ata janë të pakënaqur me klasifikimet dhe gradimet sipas koeficientëve të përcaktuar nga Qeveria e Kosovës , Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Transfereve. “Kjo pasi shumë pozita të punësuarve në administratat e gjykatave kanë pësuar degradim në pozita për koeficient si dhe ulje të pagave në disa pozita”, thuhet në komunikatën e kësaj sindikate.

Ata kanë paralajmëruar se do i ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore duke kërkuar nga institucionet relevante që t’i rishikojnë gradimet dhe koeficientët e përcaktuar, sepse sipas tyre, jo që nuk është arritur paga të dinjitetshme, por ka ulje të pagave në disa pozita.

Të ngjashme