Punonjësit e të gjitha divizioneve të KEK-ut kanë protestuar të martën një orë rresht, ku kanë kërkuar nga menaxhmeti i Korporatës Energjetike të Kosovës t’ua japë nga 200 euro bonus dhe qymyrin falas.
Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Rafet Osmani, organizator i kësaj proteste, ka thënë se këto dy kërkesa kanë ardhur për shkak të përmbushjes qind për qind të planprogramit të paraparë për këtë vit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Osmani ka theksuar se menaxhmenti i KEK-ut nuk i kishte marrë parasysh në një takim që e kishin mbajtur një ditë më herët.