Punëtorët e KEK-ut përfitojnë nga 500 euro shtesë për fundvit

Prishtinë | 22 Dhj 2022 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka marrë vendim që t’u ndajë nga 500 euro shtesë të gjithë punëtorëve të saj për fundvit.

Këtë vendim e ka konfirmuar Sindikata e Re e KEK-ut (SRKEK) përmes një njoftimi në Facebook.

“Të nderuar anëtarë të SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut, sot morëm edhe konfirmimin nga drejtori menaxhues për 500€ pagë shtesë për fundvit, për të gjithë punëmarrësit e KEK-ut”, thuhet në njoftimin e SRKEK-ut.

Po ashtu, kryesia e SRKEK ka falënderuar “të gjithë punëtorët për kontributin e tyre në punë dhe menaxhmentin e bordin e KEK-ut për këtë vendim, i cili do të jetë motivues për të gjithë”.

Të ngjashme