Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut kanë organizuar aksionin vullnetar për dhurim të gjakut.
Iniciativës për dhurimin e gjakut i janë përgjigjur 17 punëtorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Përfaqësuesit e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut vlerësuan iniciativën e KPK-së dhe shprehen mirënjohjen e tyre për të gjithë dhuruesit vullnetar të gjakut, thuhet në komunikatë.