Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë pezulluar protestën protestuar e tretë pas premtimit të marrë nga ministria e Financave se shumë shpejt do të fillojë hartimi i ligjit të veçantë për lojërat e fatit.
Ata kishin paralajmëruar protestë për shkak të ndaljes së punës së tyre sipas Ligjit të miratuar nga Kuvendi që ndalonte lojërat e fatit, raporton Ekonomia Online.
Ismet Uka, nga këshilli grevist i punëtorëve, tha se në mëngjes kanë marrë premtim nga Lulzim Rafuna, këshilltari i ministrit Bedri Hazma, se shumë shpejt do të bëhet inicimi dhe hartimi i ligjit të veçantë për lojërat e fatit.
“Punëtorët e Lotarisë së Kosovës e kam pasur protestën të paralajmëruar për sot mirëpo që në mëngjes menaxhmenti e ka pas kontaktin sot me zyrtarin e ministrisë së Financave Lulzim Rafuna, i cili na premtoi se shumë shpejtë do të fillojë inicimi dhe hartimi i ligjit të veçantë për lojërat e fatit”.
“…gjithashtu kemi marrë premtimin edhe nga zyra e kryeministrit që edhe ata do të angazhohen që sa ma shpejt të hartohet ligji i ri”, tha Uka.
Kuvendi kishte thënë se do të miratonte ligj të veçantë për Lotarinë e Kosovës përmes të cilit do të rifillonte punë.
Kuvendi ka ndaluar të gjitha lojërat e fatit përmes një ligji të miratuar në seancën e mbajtur me 28 mars. Shkak për këtë u bënë disa vrasje që ndodhën nëpër kazino.