Punëtorët e Postës së Kosovës do të mbajnë sot grevë të përgjithshme.
Në një njoftim për media, Sindikata e Punëtorëve të Postës ka bërë të ditur se nuk do të punojnë për një orë, në shenjë pakënaqësie për vonesën e pagave, si pasojë e mosrealizimit të obligimeve nga Qeveria.
“Sindikatat e punëtorëve të Postës së Kosovës ju njoftojnë se më 6 korrik 2018, nga ora 13:00 deri në orën 14:00, të gjithë punëtorët do të hyjnë në grevë të përgjithshme. Gjatë kësaj kohe do të mbyllen të gjitha zyrat postare, në tërë territorin e Kosovës”, thuhet në njoftim.