Punëtorët e QKMF-së në Prishtinë protestojnë pas sulmit fizik ndaj kolegut

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 12:10 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e shëndetësisë të QKMF-së në Prishtinë, ka protestuar të enjten pas sulmit fizik që i është bërë një punonjësi të Qendres së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë nga një qytetar, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Avdyl Pacolli tha se protesta është organizuar në shenjë solidarizimi me punëtorin e sulmuar.

“Dhuna dhe brutaliteti i qytetarëve ndaj neve është arsye e daljes në protestë. Me datë 29.03.2021 pas arritjes në shtëpi të një qytetari, infermieri ynë është sulmuar fizikisht nga djali i gruas për të cilën është thirr urgjenca” tha ai.

Sipas Pacollit arsyeja që e ka shtyrë qytetarin të ushtrojë dhunë ka qenë kërkesa e infermierit që të mos e xhiroj ekzekutimin e pacientes gjatë dhënies së trajtimit.

“Të gjithë punëtorët tanë kanë ndalë punën për 10 minuta në shenjë proteste për sjelljet e tilla të qytetarëve të Prishtinës” ka shtuar Pacolli.

Poashtu drejtori ka treguar se e kanë njoftuar Policinë e Prokurorinë për rastin në fjalë.

Të ngjashme