Punëtorët e sektorit privat të ruhen në këto ditë të nxehta

Prishtinë | 30 Qer 2017 | 13:55 | Nga

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës i ka bërë apel Ministrisë së Punës, Inspektoratit të Punës dhe pronarëve të kompanive që në këto ditë të nxehta që po mbretërojnë në Kosovë ta ruajnë shëndetin e punëtorëve.

Për çdo lëndim apo edhe diçka më të rëndë, Sindikata do të akuzoj drejtpërdrejt këta aktorë për mosrespektimin e kushteve të punës.

Mund të gjenden mënyra që punëtorët të ruhen nga këto temperatura të larta”, thuhet në apelin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat drejtuar këtyre institucioneve

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme