Punëtorët e Telekomit ofendojnë Hotin, brohorasin “hajnat, hajnat”

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 14:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët e Telekomit kanë vazhduar për më shumë se një orë protestën para objektit të Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë kërkuar takim me kryeministrin Avdullah Hoti, i cili është parë të dalë nga objekti, por nuk është takuar me ta.

“Hajnat, hajnat”, kanë brohoritur punëtorët e Telekomit derisa kryeministri largohej nga ndërtesa.

Në atë kohë, kryeministri Hoti kishte në agjendë një vizitë në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).

Për të diskutuar me ta ka dalë zëvendëskryeministri Besnik Tahiri.

Njëri nga organizatorët ka ftuar punëtorët t’ia mësyjnë e të hyjnë brenda objektit të Qeverisë.

“Këta s’janë duke dëgjuar për këtë atdhe, a pe i shihni. Hajde hyjmë brenda se nuk po i intereson askujt as për familjet tona që i kemi nëpër kredi dhe që na ka mbetur fëmijët pa bukë”, ka thënë Shyqri Musliu.

Ndërsa, kryetari i Federatës Sindikale të PTK-së, Lamih Balaj, kërkoi nga punëtorët që mos të bëjnë presion.

“Kemi me arritë qëllimin tonë na e dimë kush është fajtor. Nëse na kërkojnë policia mu largu largohemi”.

“Jam në komunikim me Zyrën e ministrit (Kuçi). Nuk jam me kryeministrin se ai shkoi. Krejt ata që janë fajtorë ikin. Ne do t’i arrijmë qëllimet tona. Mos lejoni që gjitha m’u prish… Ne kemi dalë për protestë paqësore”, u shpreh kryesindikalisti Balaj.

Të ngjashme